Jolevski: Gjendja e sigurisë në vend stabile

Gjendja e sigurisë në vend është stabile, vlerësoi sot ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski gjatë vizitës në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip.

“Gjendja e sigurisë në Republikën e Maqedonisë është në nivel të lartë dhe është stabile. Ne si Armatë dhe institucionet e tjera jemi duke e ndjekur me kujdes gjendjen e sigurisë dhe jemi të gatshëm që në mënyrë përkatëse të reagojmë”, thotë Jolevski.

Ministri Jolevski paralajmëroi se në 10 vitet e ardhshme Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të investojë në modernizimin e Armatës së Republikës së Maqedonisë, në të cilën periudhë do të furnizohen edhe pajisje të reja, ndërsa plotësohen edhe njësitet e Armatës së Maqedonisë.

“Në dy vitet e fundit kemi pranuar 470 ushtarë profesionistë, në vijim është një Kurs dhe një trajnim i ushtarëve dhe nënoficerëve, të cilët e kanë përfunduar fakultetin më herët dhe do të bëhen oficerët e ardhshëm në Armatë. Gjithashtu edhe në Akademinë ushtarake jemi duke edukuar kuadrot tona. Dëshiroj të theksoj se sot isha në aeroportin ushtarak Petrovec në Shkup, ku erdhën dy helikopterët e parë të rimontuar të cilët mbërritën fundjavën e kaluar. Kështu, edhe në këtë segment shënojmë progres”, tha Jolevski.

Ministri i Mbrojtjes Jolevski sot i vizitoi pjesëtarët e Batalionit të parë të mekanizuar këmbësorik dhe bëri ekspertizë në gatishmërinë tekniko – materiale të njësitit në Shtip.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button