Zhbogar dhe Jazbec në Tetovë si pjesë e fushatës “BE-ja për ju”

Shefi i Delegacionit të BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar dhe ambasadori slloven Milan Jazbec sot do ta vizitojnë Tetovën si pjesë të fushatës “BE-ja për ju”.

Ambasadorët do të vizitojnë disa projekte të financuara nga BE-ja dhe do të takohen me përfaqësues të shoqërisë qytetare, të cilët merren me çështje të mbrojtjes së ambientit të jetesës.
Fushata “BE-ja për ju” filloi më 27 janar të këtij viti në Kërçovë, me qëllim që të ngritët vetëdija dhe të informohet opinioni për ndihmën e BE-së në vend.

Fokusi është ambienti i jetesës, ndërsa udhëtohet nëpër tërë vendin, ku BE-ja jep përkrahje në luftën kundër ndotjes dhe sigurimit të ambientit të pastër të jetesës.

Ndihma e tërësishme e Bashkimit Evropian në sferën e ambientit të jetesës është më shumë se 80 milionë euro në kuadër të IPA I (2007-2013), ndërsa përkrahja e mëtejshme prej 100 milionë euro planifikohet në kuadër të IPA II programit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button