MPB konfirmon sulmin ndaj Frçkovskit, por nuk zbardh detajet e masave të marra

Ministria e Punëve të Brendshme sot ka konfirmuar se tre persona të panjohur, ditën e premte kanë sulmuar profesorin e Fakultetit Juridik, Lubomir Frçkovski.

“Lidhur me ngjarjen e 3 marsit, e cila u lajmërua nga Rektorati i Universitetit Shën Kirili dhe Metodi, për sulmin që është kryer ndaj profesorit, policia ka hetuar rastin dhe ka ardhur në konstatim se rreth orës 14 e 15 pranë parkingut të këtij Universiteti, tre persona të panjohur që kishin kapele, i janë afruar dhe i janë drejtuar me “Si nuk ju vjen turp”, dhe deri sa i kanë folur, njëri prej tyre ka incizuar me celular. Në momentin që ai iu është përgjigjur se për çfarë t’i vjen turp, ai ka goditur personin e panjohur, dhe që të tre janë larguar drejt bulevardit Goce Dellçev”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Megjithatë nga MPB nuk njoftuan se çfarë masash do të merren për zbardhjen e rastit, dhe nuk njoftuan se a kanë arritur t’i identifikojnë dhe ti gjejnë sulmuesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button