Shqipëri, tërhiqet mazhoranca: Gati të diskutojmë me opozitën

Mazhoranca në Shqipëri duket se është tërhequr nga vendimet e mëparshme për të mos biseduar me opozitën, që po proteston para kryeministrisë, gati prej dy javësh. Pas një takimi të gjatë mes palëve në koalicionin e qeverisë, është vendosur që të hapet dialogu me opozitën.

Mëngjesin e sotëm Rama e Meta të shoqëruar edhe nga Gramoz Ruçi, Petrit Vasili e përfaqësues të tjerë kanë diskutuar për rreth 1 orë në lidhje me protestën e opozitës.

Në fund të takimit është vendosur që mazhoranca është e gatshme të ulet dhe të diskutojë me opozitën për kushtet e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button