Eco Guerilla: Pa Jugohromin, Tetova 50% më pak e ndotur!

Organizata joqeveritare Eco Guerilla ju informon se gjatë muajit shkurt 2017 mesatarja e ndotjes së ajrit në Tetovë ka shënuar rënie të mëtejshme, krahasuar me janarin e 2017, por dhe me shkurtin e viteve të kaluara.

“Më saktësisht, ndotja mesatare e ajrit në muajin shkurt 2017 është 93.18. Tabelat që vijojnë e tregojnë se si ka qenë muaji shkurt gjatë viteve të fundit, kur ka punuar Jugohromi dhe kur s’ka punuar. Edhe njëherë ky informacion vërteton se Jugohrom është ndotësi më i madh i Pollogut, dhe se puna e këtij kombinati pa filtra është e dëmshme për shëndetin e qindra mijëra banorëve të rajonit.  Pa Jugohromin Tetova rezulton me 50% ulje të ndotjes“, thonë nga Eco Guerilla.

LEXO: U mbyll fabrika “Jugohrom” deri në mesnatë do të fikë furrat

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button