Hollande urdhëron forcimin e masave të sigurisë për zgjedhjet presidenciale

Presidenti francez, Francois Hollande, ka urdhëruar që të mobilizohet “çdo gjë që është e nevojshme” për t’u siguruar që zgjedhjet presidenciale në prill dhe maj të kalojnë pa sulme kibernetike dhe sulme të tjera, raporton Anadolu Agency (AA).

Hollande të mërkurën zhvilloi një takim të veçantë me temë mbrojtjen, për të vlerësuar gjendjen e sigurisë dhe cenimet e mundshme të sigurisë gjatë zgjedhjeve.

Pas takimit, ai bëri një deklaratë në të cilën theksoi se dëshiron që të rriten përpjekjet “që asnjë veprim qëllimkeq të mos dëmtojë fushatën zgjedhore dhe procesin e votimit.”

Një ditë më parë, një snajper i policisë aksidentalisht shkrepi një plumb nga arma e tij, ndërsa Hollande po mbante një fjalim.

Pas vlerësimit të ri për kërcënimin terrorist, Francois Hollande, ka thënë se masat e sigurisë do të shtohen gjatë ngjarjeve që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore si dhe në vendvotimet.

Ai shtoi se Komisioni Kombëtar i Zgjedhjeve ka fituar mundësinë që të përdorë shërbimet e agjencisë së sigurisë kibernetike të qeverisë ANSSI, nëse paraqitet nevoja.

Qeveria franceze është e shqetësuar për sulmet e mundshme kibernetike pas hakimit të zgjedhjeve në SHBA dhe aktiviteteve të ngjashme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button