Rasti “Kumanova”, Grubi paralajmëron nisjen e një iniciative për përgjegjësinë e Agjencisë për Zbulim

“Gjykimi i deritanishëm në rastin e Kumanovës nëpërmjet prezantimit të dëshmive nga ana e protagonistëve të ngjarjes po zbulon të vërtetën shokuese për përfshirje mashtruese në këtë rast të agjentëve të Agjencisë për Zbulim, që është nën kompetencat e Presidentit Ivanov”, shkruan deputeti i BDI-së, Artan Grubi, në një status në “Facebook”, transmeton Portalb.mk.

Ai ka njoftuar se në cilësinë e deputetit, do të nis një iniciativë në Kuvend për përgjegjësinë e drejtuesve të Agjencisë për Zbulim, siç thotë ai, për këtë rast kaq të rëndë.

“Njëkohësisht, dëshmitë e protagonistëve e konfirmojnë në tërësi që BDI dhe kryetari Ahmeti nuk kanë asnjë gisht të vetëm në këtë ngjarje tragjike. Prandaj miq, e vërteta po del në shesh përkundër gjithë fushatës së tmerrshme dhe të papërgjegjshme mediatike dhe opozitare”, shton Grubi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button