Katër të vdekur si pasojë e rrëzimit të një aeroplani mbi një shtëpi në Riversajd, afër Los Anxhelosit

Katër persona e kanë humbur jetën, ndërsa të paktën të paktën pesë persona të tjerë konsiderohen si të zhdukur, pasi që një aeroplan i vogël “Cesna 310” u rrëzua mbi dy shtëpi në Riversajd, në afërsi të Los Anxhelosit.

“Aeroplani, nën rrethana të pasqaruara, është rrëzuar menjëherë pas fluturimit”, deklaroi zëdhënësi i administratës federale për aviacion civil, Jan Gregor, transmetuan mediat franceze.

Shefi i shërbimit zjarrfikës, Majkëll Mur, para gazetarëve tha se në aeroplan ka pasur pesë persona dhe se fluturakja është ndarë në dy pjesë kur ka rënë mbi shtëpitë, në të cilat në artë moment kanë qenë edhe banorët.

Një vajzë, e cila ka rënë nga aeroplani, me lëndime të lehta e ka mbijetuar aksidentin, derisa një burrë në momentin kritik ka qenë në njërën nga shtëpitë.

“Ekipet e shpëtimit janë në kërkim të pesë personave”, shtoi Mur.

Sipas tij, nuk dihet nëse katër të vdekurit kanë qenë në aeroplanin apo jo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button