Karnevali i Venecias, gara për kostumin dhe maskën më të mirë

Gjatë fundjavës në kuadër të karnevalit tradicional në Venecia u mbajt një garë për “kostumin dhe maskën më të mirë”, e cila si çdo vit, tërhoqi një numër të madh të garuesve, raporton Anadolu Agency (AA).

Karnevali, i cili është një nga më popullarizuarit në Evropë, këtë vit ka filluar më 11 shkurt dhe do të përfundojë të martën më 28 shkurt. Garat u mbajtën në sheshin San Marco, ndërsa pjesëmarrësit në Venecia kanë ardhur nga e gjithë bota.

Karnevali i Venecias përfshin më shumë se 60 manifestime, ndër të cilat janë edhe ballot luksoze, koktejet dhe argëtime të ndryshme.

Turistët gjatë karnevalit kanë mundësinë të shëtisin nëpër qytet të maskuar dhe të fotografohen.

Dokumentet e para të shkruara në lidhje me karnevalin e maskaradës në Venecia, datojnë që në shekullin e 13-të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button