Shaka e nxjerrë nga konteksti

[Recension: Në rrugën e Bihaqit gjendet qendra e re e shqiptarëve, e jo në Reçicë të Vogël]

Теksti që i nënshtrohet kësaj analize krejtësisht manipulon dhe i shtrembëron fkatet, duke transmetuar vetëm një pjesë të deklaratës së analistit Sefer Tahiri. Ai, në emisionin debativ “Top-tema” në televizionin “Telma”, e tregoi një shaka që e kishte dëgjuar nga një mik i tij. Ky artikull, duke përdorur vetëm një pjesë të deklaratës së tij, krijon një tregim tendencioz, pa e potencuar me këtë rast faktin se bëhet fjalë për shaka.

Бихаќка е новиот центар на Албанците а не Мала Речица ВечерLinku deri te artikulli origjinal: Në rrugën e Bihaqit gjendet qendra e re e shqiptarëve, e jo në Reçicë të Vogël

Data dhe koha e publikimit: 09.02. 2017

Data e recensionit: 17.02.2017

Recensuese: Simona Atanasova

MANIPULIM

“Analisti shqiptar Sefer Tahiri, në edicionin e mbrëmshëm të emisionit “Top Tema” deklaroi se sipas asaj që i ka thënë një mik i tij, Zaevi ka shkuar në një fshat shqiptar dhe është deklaruar si shqiptar, gjegjësisht u ka thënë banorëve se nëse duan kryeministër shqiptar, atëherë ky do të jetë ai.
Përpiqem nëpërmjet një shembulli që ma tregoi një mik, që thotë se Zaevi ka shkuar në një fshat shqiptar dhe u ka thënë atyre se a doni kryeministër shqiptar, ata kanë thënë po… unë jam ai, Zoran Zaev…, tha Tahiri”.

Теksti e përcjell deklaratën e Tahirit në mënyrë jo të plotë, gjegjësisht e shkurton dhe i transmeton vetëm pjesën me të cilën bën manipulim. Në fakt, Tahiri në deklaratën e tij të plotë flet për votimin joetnik, gjegjësisht për votimin e shqiptarëve për një parti maqedonase. Me këtë rast, ai përkujton edhe për raste të mëparshme kur ka pasur votim joetnike dhe thekson se kjo nuk është një gjë unike, mirëpo se në këto zgjedhje kjo ka qenë më masive.

Pas shakasë që e tregoi Tahiri, pasuan edhe disa momente të tjera për fenomenin e votimit joetnik. Deklarata e plotë e Tahirit pas shakasë është kjo:

“Me këtë dua të them se në njëfarë mënyre shkaqet që çuan në atë që të votohet për LSDM-në në zgjedhjet e kaluara janë të qarta. Arsyet ideologjike mund të jenë shkak për të votuar për LSDM-në, mirëpo nuk janë kyçe. Shqiptarët janë të qartë në përgjigjen e tyre. Kanë votuar për shkak se kanë marrë premtime konkrete për jetë. Jo për ideologji, jo për ndonjë ide të madhe”.

Pastaj në tekst thuhet se LSDM-ja me anketën “i ka dërguar porosi BDI-së se rruga e Bihaqit (selia e LSDM-së) është qendra e re e shqiptarëve, e jo Reçica e Vogël”.

Aspak nuk është sqaruar se si LSDM-ja nëpërmjet anketës i ka dërguar porosi BDI-së dhe se porosia është e tillë siç thuhet në artikull.

Në tekst, nga e gjithë anketa është marrë vetëm një pjesë e hulumtimit, ky fragment është cituar në mënyrë korrekte, të dhënat janë të sakta dhe janë transmetuar në mënyrë precize, mirëpo janë nxjerrë nga konteksti. Me këtë rast, nuk janë dhënë informata për atë se kush e ka bërë anketën, e as kur. Vetëm shkruan se është bërë me porosi të “televizionit opozitar Telma”, që është manipulim me publikun. Nuk ka asnjë argument se pse një televizioni nacional i është dhënë epiteti “opozitar”, e as që ofron dëshmi që do ta vërtetojë se kjo është me të vërtetë ashtu.

Nxjerrja e deklaratës nga konteksti, veçanërisht e shakasë dhe me këtë manipulimi i publikut lexues, më së paku është veprim joprofesional. Në Kоdin e gazetarëve është potencuar se është e drejtë dhe obligim i gazetarëve që të përpiqen ta pengojnë censurën dhe shtrembërimin e lajmeve, e mu kjo është bërë në këtë përmbajtje mediatikе.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button