Rritet në 220 mijë numri i personave që kanë braktisur Mosulin dhe Havixhen

Ministri i Migrimit dhe Emigrantëve në Irak, Xhasim el-Xhaf, ka deklaruar se për shkak të operacioneve kundër organizatës terroriste DEASH, numri i civilëve që largohen nga qyteti Mosul dhe nga qarku Havixhe të qytetit Kirkuk, ka kaluar shifrën prej 220 mijë personave, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministren për Zhvillim Ndërkombëtar të Kanadasë, Marie-Claude Bibeau, ministri Xhaf ka ndarë informacione në lidhje me gjendjen e emigrantëve dhe punimet e ministrisë.

“Numri i migrantëve që vijnë prej Mosulit dhe Havixhes ka arritur shifrën prej 220 mijë personave. Ndërkaq, 63 mijë persona janë kthyer përsëri në rajonet të cilat janë çliruar nga DEASH-i”, ka thëne ministri irakian.

Duke rikujtuar operacionin që ka filluar ditën e diel në pjesën perëndimore të qytetit Mosul, Xhaf ka informuar se kanë formuar 12 njësi për pritjen e një vale të mundshme të migrantëve dhe se në këtë proces do të veprojnë në bashkëpunim me institucionet e sigurisë.

Xhaf ka theksuar se Iraku paguan çmimin e terrorizmit ndërkombëtar dhe i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të marrë përgjegjësitë në aspektin humanitar.

Ndërsa ministrja kanadeze Biebau, ka bërë të ditur se shteti i saj do të vazhdoj me ndihmat humanitare në rajon, sidomos në Irak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button