fbpx

Maqedoni, ja sa ishte rroga mesatare në dhjetor të vitit 2016

Neto-rroga e paguar mesatare mujore për një të punësua në dhjetor 2016 është 23.457 denarë, ndërsa bruto-rroga mesatare 34.374. Në dhjetor vitin e kaluar 1,6 për qind nga të punësuarit në Republikën e Maqedonisë nuk kanë marrë rrogë.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, neto-rroga e paguar mesatare mujore për një të punësuar në dhjetor është për 3,3 për qind më e lartë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2015.

Rritja ka të bëjë në neto-rrogën më të lartë mesatare të paguar mujore për një të punësuar në sektoret: Art, zbavitje dhe rekreacion për 55,8 për qind, Informata dhe komunikime 9,6 për qind dhe Ndërtimtari 7,7 për qind.

Neto-rrogë më të lartë të paguar mesatare në krahasim me muajin paraprak ka në sektoret: Art, zbavitje dhe rekreacion për 48,2 për qind, Informata dhe komunikime 22,1 për qind dhe Veprimtari profesionale shkencore dhe teknike prej 13 për qind.

Bruto-rroga e paguar mujore për një të punësuar në dhjetor të vitit 2016 është 34.374 denarë. Rritja në krahasim me muajin paraprak ka në sektoret Art, zbavitje dhe rekreacion prej 38,5 për qind, Informata dhe komunikime për 20,3 për qind dhe Veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike për 11,2 për qind.

Bruto-rroga esatare e paguar mujore për një të punësuar në dhjetor vitin e kaluar në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2015 është rritur për 3,2 për qind.

Rritja ka të bëjë me bruto-rrogën më të lartë të paguar mesatare mujore për një të puësuar në sektoret: Art, zbavitje dhe rekreacion prej 45,1 për qind, Informata dhe komunikime për 9,8 për qind dhe Ndërtimtari për 8,2 për qind.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close