Një risi e këndshme nga WhatsApp për përdorueset e tij femra

Shërbimi i çatit, i cili përdoret nga mosha të ndryshme ka bërë një përditësim për përdoruesit e Android duke zgjeruar mundësinë e tyre për mesazhe. Whatsapp tashmë mund të bëjë telefonata video pa asnjë pagesë, shkarkime videosh më të qëndrueshme, dhe foto të formatit .gif. Por ajo që ka kënaqur më shumë përdoruesit është një numër i madh i emoji të reja, shkruan intv.al.

Kështu do t’i jepni më shumë shije dhe ngjyra bisedave tuaja, me foto të reja, fytyra nga më të ndryshmet etj. Tani, sa për të përmendur një, ka versione të ndryshme femrash në punë, sporte, etj. që deri më parë kanë pasur simbolin e mashkullit.

WhatsApp është një ndër aplikacionet më të përdorur dhe më të dobishëm njëkohësisht në botë. Kjo ndoshta për faktin se herë pas herë sjell përditësime të reja, që gëzojnë përdoruesit. Dhe së fundmi, ky program na sjell qindra emoji të reja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button