Anulohet seanca për rastin “Sopoti”

Seanca për rigjykimin e rastit të “Sopotit” është anuluar sërish në Gjykatën penale të Shkupit. Gjykata nuk ka dhënë arsyetim për shkaqet e anulimit të kësaj seance, njofton TV21.

Seanca e radhës është caktuar më 28 prill. Rasti i “Sopotit” është që nga viti 2003, kur gjatë eksplodimit të një mine në afërsi  të Sopotit humbën jetën dy ushtarë polak dhe një civil.

Për këtë rast u gjykuan 10 banorë të fshatit Sopot me gjithsej 140 vite burg, shumica e të cilëve vuajtën nga shtatë vite burg, kurse tani ndodhen në liri me detyrim paraqitjeje çdo javë në gjykatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button