Është ulur niveli i ujit në Drinin e Zi

Në mënyrë të konsiderueshme është ulur niveli i ujit në lumin Drini i Zi afër Lozhanit, tregon gjendja javore hidrologjike e DPHM-së.

Mesatarja për shkurtin është 123 centimetra, ndërsa shtatë ditët e fundit niveli i Drinit ka lëvizur mes 12 dhe 20 centimetra.

Dyfish është ulur niveli i ujit edhe në Sateks afër Botunit. Lëviz prej dy deri tetë centimetra për dallim prej 16 centimetrave mesatare për shkurtin.

Nivele më të ulëta janë matur edhe në Vardar afër Demir Kapisë, Pçinjë afër Katlanovës, Kriva Rekë afër Kriva Pallankës, ndërsa më të larta se mesatarja janë në Vardar afër Velesit, Treska afër Makedonski Brodit dhe Bregallnicë afër Shtipit.

Niveli i Liqenit të Ohrit ende një centimetër mbi minimumin e lejuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button