Ja si u helmua në aeroport vëllai i Kim Jong-un, vrasëset dy femra (VIDEO)

Ky është momenti kur vëllai i diktatorit koreanoverior, Kim Jong Nam, u sulmua me helm në aeroportin Kuala Lumpur, ku më pas dhe humbi jetën.

Pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë u publikuan nga CCTV.

Videoja tregon Jong-Namin në mes të turmës së njerëzve në aeroport me një çantë në shpinë.

Ai shkon te terminali me udhëtarët tjerë. Jong Nam planifikonte të udhëtonte në Makao dhe sapo drejtohet për të bërë checkinin, një nga vrasëset afrohet pas shpinës së tij dhe e mban atë që të mos lëvizë, ndërsa një tjetër e spërkat me një sprait toksik në fytyrë.

Pamjet ndërpriten gjatë sulmit, ndërsa tregojnë më pas, momentin kur Kim Jong Nam iu kërkon ndihmë oficerëve të sigurisë së aeroportit, ndërsa iu tregon çfarë ka ndodhur.

Ata e shoqërojnë drejt një klinike brenda ambienteve të aeroportit, por duket se është tepër vonë, pasi Nam humbet ndjenjat sapo hyn brenda.

Kim Jong Nam u vra ditën e hënë në aeroportin e Kuala Lumpurit në Malajzi, ndërsa një nga vrasëset e dyshuara, u ndalua nga policia pak ditë më pas.

Koreja e Veriut nuk ka bërë asnjë deklaratë në lidhje me vrasjen, ndonëse një makinë e Ambasadës me flamurin koreanoverior, u pa të hynte në morgun ku gjendej trupi i Kim Jong Nam.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button