Tensione në kufirin Afganistan-Pakistan

Afganistani ka njoftuar se ushtria e Pakistanit në dy ditët e fundit ka hedhur 375 predha raketash në rajonet kufitare të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i prefekturës në rajonin Nangarhar në kufi me Pakistanin, Ataullah Hogjani, në një deklaratë për AA tha se njësitë kufitare të Pakistanit në dy ditët e fundit kanë hedhur 375 predha të raketave në rajonin lal Pur të Nangahar-it dhe se vazhdojnë ende me veprime të tilla.

Duke vënë në dukje se sulmet kanë shkaktuar 3 të vdekur, të një gruaje dhe 2 fëmijëve si dhe plagosjen e personave të tjerë, Hogjani ka njoftuar se 300 familje në rajon janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre dhe të strehohen në zona të tjera.

Ndër të tjera Hogjani ka theksuar se për shkak të tensioneve në rritje në rajonin Nangarhar ka mbërritur Shefi i Shtabit të Afganistanit, Kadamshah Shahim dhe një numër i madh përforcimesh nga forcat e sigurisë.

Ndërsa zëvendës zëdhënësi i Bordit Ekzekutiv të Afganistanit, Xhavid Faisal është shprehur se “Nuk mund të lejojmë ndërhyrjen ushtarake të asnjë vendi ndaj Afganistanit, do të japim përgjigje.”

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme thuhet se ambasadori i Pakistanit në Kabul, Ebrar Husejin është thirrur në ministri ku i janë përcjellë shqetësimet për sulmet në fjalë, duke bërë të ditur se qeveria e Afganistanit i dënon këto sulme.

– Shkaku i tensioneve 

Si pasojë e një sulmi dy ditë më parë në tyrben Lal Shahbaz Kalender në Pakistan humbën jetën dhjetëra persona si dhe plagosën mbi 150 të tjerë.

Menjëherë pas sulmit, të marrë përsipër nga organizata terroriste DEASH, qeveria e Islamabadit duke mbrojtur qëndrimin se sulmi terrorist është planifikuar në territoret e Afganistanit, mbylli pa një afat të caktuar pikën kufitare Torkham mes dy vendeve.

Gjithashtu ishte njoftuar se ushtria e Pakistanit i kishte dhënë qeverisë së Kabulit një listë ku ndodheshin emrat e 76 terroristëve duke kërkuar arrestimin dhe dërgimin e tyre në Pakistan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button