Prokuroria e Marko Zvrlevskit heton 68 raste për parregullsi zgjedhore

Prokuroria e Marko Zvrlevskit për parregullsi zgjedhore ka hapur gjithsej 68 lëndë për raste ku ka pasur dyshime për parregullsi gjatë zgjedhjeve të 11 dhjetorit të vitit të kaluar. Për katër raste prokuroria ka vendosur të hidhen poshtë paditë penale, pasi dëshmitë nuk kanë treguar se është kryer vepër penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare. 62 lëndët tjera janë shpërndarë nëpër Prokuroritë themelore publike dhe prokurorët po veprojnë ndaj këtyre lëndëve, njofton Alsat-M.

Prokuroria momentalisht i heton dhe analizon 62 lëndët dhe dëshmitë që i kanë siguruar. Ata do duhet të marrin vendim për rrjedhën e mëtejshme të procesit për çdo lëndë veç e veç. Prokuroria themelore më 2 dhjetor vitin e kaluar, apo 9 ditë para zgjedhjeve njoftoi se është formuar Komision për ndjekjen e parregullsive zgjedhore.

Gjatë fushatës zgjedhore, padi për parregullsi dorëzuan koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM-ja. Gjatë periudhës parazgjedhore, prokuroria informoi se një pjesë e atyre që kanë denoncuar parregullsi zgjedhore janë ftuar të japin deklaratat e tyre. Parregullsi parazgjedhore denoncuan edhe një pjesë e Organizatave joqeveritare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button