Foto nga Qendra e urgjencës në Shkup: Mos e hapni derën, mund të iu bie në kokë! Është e prishur!
Derisa ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov shëtitet nëpër klinikat dhe spitalet e vendit duke promovuar pajisjet e reja medicinave dhe duke u lavdëruar se shëndetësia publike maqedonase është një ndër më të mirat në botë, fotografia në teren tregon të kundërtën.
Deri në redaksinë e Fokus është dërguar një fotografi nga pacientët të cilët ishin në Qendrën e urgjencës në Shkup. Në fotografi mund të vërehet se kërkohet nga pacientët që të mos hapet dera e caktuar pasi që është e prishur dhe mund të iu bie në kokë dhe t’i lëndojë.