fbpx

Partitë shqiptare do të formojnë trup për Ligjin e përdorimit të gjuhëve (VIDEO)

“Në këtë takim u bisedua për Deklaratën e përbashkët. Nga ky takim dolëm me dy konkluza. E para është që partitë politike nënshkruese të Deklaratës obligohen që në afat prej tre ditësh të emërojnë nga dy anëtarë të komisionit të cilët do të merren me krijimin e rregullores, pra me atë se si do të funksionojë në të ardhmen tryeza e partive politike parlamentare, ndërkaq e dyta ka qenë  harmonizimi i qëndrimeve rreth ligjit, të cilin ne e kemi përgatitur”, kështu është shprehur  Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët, pas takimit të cilin e kanë pasur me BDI-në, raporton Portalb.mk.

“Partitë politike shqiptare do ta përpilojnë edhe rregulloren për funksionimin e partive të cilat janë nënshkrues të deklaratës”, tha Sela, duke shtuar se tryeza e partive politike parlamentare shqiptare ka përgatitur ligjin, dhe se nuk presin nga të tjerët t’ua ofrojnë.

Sela tha se pret që së shpejti të formohet rregullorja dhe në takimin e radhës të marrin pjesë të gjitha partitë politike parlamentare.

Nga ana tjetër, lideri i BDI-së nuk është ndalur për të dhënë deklaratë për media.

12:50

Ka filluar takimi mes Aleancës për Shqiptarët dhe BDI-së. Në takim nga pala e BDI-së kanë ardhur lideri i partisë, Ali Ahmeti dhe shefi i kabinetit të tij, Artan Grubi, ndërkaq nga Aleanca për Shqiptarët janë lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, ai i RDK-së, Vesel Memedi dhe i partisë Uniteti, Gëzim Ostreni. Lëvizja BESA ashtu edhe siç paralajmëroi nuk ka ardhur në takim. Pas mbarimit të diskutimeve pritet që të japin deklaratë të përbashkë LR-PDSH dhe BDI. Qëndroni me Portalb për të rejat e fundit.

Aleanca për Shqiptarët dhe BDI
16809715_10208252800145013_797697743_n

 

16730493_10208252747143688_7992856070909262086_n

—————————————————————————————————————————-

“Nuk do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga Aleanca për Shqiptarët, megjithatë do të mbajmë një mbledhje me kryesinë e partisë dhe pastaj do të dalim me deklaratë publike”, kështu përgjigjet për Portalb deputeti i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, në pyetjen se a do të merr pjesë Lëvizja BESA në takimin e nënshkruesve të Platformës Shqiptare, për t’i shqyrtuar opsionet e mundshme për formimin e Qeverisë së re, njofton Portalb.mk.

Takimi pritet të mbahet në ora 13:00 në hotelin “Arka” të Shkupit, ndërkaq ashtu siç njoftuan dje nga BDI, Ali Ahmeti do të merr pjesë në këtë takim, të ftuar nga, Aleanca për Shqiptarët.

Të enjten, BDI-ja i ktheu LSDM-së draft/ligjin për shqipen, bashkëngjitur me mendimin e saj rreth disa çështjeve thelbësore që kanë të bëjnë me statusin, zbatimin si dhe harmonizimin e tij me Kushtetutën.

Nga ana tjetër propozimet e LSDM-së për përdorimin e gjuhës shqipe, nuk janë të pranueshme për Selën. Kryetari i LR-PDSH nuk deshi të zbardh se për çfarë propozimesh bëhet fjalë, duke shtuar se partia e tij ngel në qëndrimin për zyrtarizmin e plotë të gjuhës shqipe.

Zaev, megjithatë, konfirmoi se i ka marrë dokumentet nga BDI-ja, megjithatë ashtu siç tha dje, ende nuk i ka shikuar personalisht, por se një grup i partisë po e shqyrton materialin. Sipas Zaevit, gjithçka është e pranueshme në korniza të Kushtetutës dhe nevojat e qytetarëve shqiptarë.

Përndryshe ky është takimi i dytë i partive të bllokut shqiptar, pas atij të thirrur nga BDI, ku edhe në atë nuk mori pjesë Lëvizja BESA. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button