Fondacioni Albiz në Shkup ndau bursa për nxënës dhe studentë të dalluar

Fondacioni Albiz në Shkup edhe këtë vit realizoi manifestimin për shpërndarjen e bursave për nxënës dhe studentë të dalluar gjatë vitit shkollor dhe akademik 2016/17. U ndanë gjithsej 218 bursa, prej tyre  40 bursa për nxënës, 160 bursa për studentë dhe 18 bursa të dedikuara.

Përveç bursave ky fondacion gjatë vitit 2016 ka realizuar edhe shumë programe të tjera të cilat i kanë shfrytëzuar nxënësit dhe studentët si: ligjërata motivuese nga personalitete të shquara, trajnime joformale etj., të cilat projekte synojnë t’i vazhdojnë edhe në të ardhmën.

Drejtori ekzekutiv i Fondacionit Albiz, Ilir Idrizi tha se investimet që i ndërmerr Fondacioni bëhen me të vetmin qëllim që t’i inkurajojnë nxënësit dhe studentët për të vazhduar suksesin e tyre.

”Investimi për një shoqëri më të ngritur dhe gjenerata me përgjegjësi që do t’i shpijnë përpara proceset, e konkretizuam përmes platformës edukativo arsimore dhe programeve si, bursa për nxënës dhe studentë , trajnimeve për edukim joformal, ligjëratave motivuese dhe të tjera”, ka thënë Ilir Idrizi, drejtor ekzekutiv i fondacionit Albiz.

Përveç nxënësve dhe studentëve fondacioni i shpërbleu me mirënjohje edhe të gjithë përfaqësuesit e firmave donetore të bursave.

16819054_988469757921177_3574651866224926452_o

Ky është viti i gjashtë me radhë që Fondacioni vazhdon t’i përkrah të rinjtë nëpërmjet bursave dhe projekteve të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button