MPB: Skadon afati për zëvendësimin e lejeve për posedim dhe mbajtje të armëve

Afati për zëvendësimin e lejeve për posedim dhe mbajtjen e armëve, autorizimet për mbajtjen e armëve dhe lejet për posedim të armëve të dhëna skadon më 12 prill të këtij viti, informon Ministria e Punëve të Brendshme.

“Deri në afatin e theksuar qytetarët dhe personat juridik të cilët posedojnë armë me leje të vjetra janë të detyruar të parashtrojnë kërkesë për zëvendësimin e tyre. Kërkesa duhet të parashtrohet në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Sektori për punë civile, Sektori për armë, materie shpërthyese dhe të rrezikshme, agjencitë për sigurim dhe veprimtari detektivi, Sektori për armë, materie shpërthyese dhe të rrezikshme sipas vendit të banimit të personit fizik, gjegjësisht selinë e personit juridik”, kumtoi  MPB-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button