Ka disa meshkuj me të cilët thjeshtë NUK duhet të lidheni! Kini kujdes!

Edhe pse nuk ekziston mashkulli ideal, të jeni të sigurta se para se të hyni në martesë me dikë, ai person t’ju dojë dhe t’ju mbështesë në çdo gjë që bëni. Disa meshkujve kjo gjë “thjesht nuk ju shkon”, e prandaj nëse dëshironi që të keni një martesë të lumtur dhe në harmoni është mirë të qëndorni larg këtyre meshkujve.

Këto 5 lloje të meshkujve nuk janë material për martesë, dhe ja përse:

1.Meshkujt që duan të eksperimentojnë

Ekzistojnë meshkuj të cilët duan të eksperimentojnë në çdo aspekt. Këto persona shpesh herë i ndërojnë partnerët e tyre në periudhë kohore shumë të shpejtë, sepse vetëm në këtë mënyrë e përmbushin egon e tyre.

Ju për to do të jeni vetëm një numër më shumë, ndërsa ata për martesë as që do të mendojnë. Meshkujt e këtillë kënaqen vetëm në daljet në mbrëmje dhe duke flirtuar me vajza.

2.Meshkujt e lënduar emocionalisht

Meshkujt që falin vështirë dhe që gjenden në një periudhë ku përmballen me dhembje emocionale nuk janë kandidatë potencial për martesë.

Ata do ta mbartin dhimbjen e tyre dhe pakënaqësitë në lidhjen tuaj, ndërsa nëse filloni ndonjë bisedë për martesë më një person të tillë, do t’ua themi haptazi se nuk do të keni sukses.

3.Meshkujt që janë shumë të fokusuar në lidhjen e tyre

Këto tipa meshkujsh, karierën dhe qëllimet e tyre profesionale i vëndojnë në vend të parë. Për ata, në fokusin primar gjendet përparimi dhe gjithmonë janë në kërkim të mundësive më të mira dhe rritjes së financave.

Nëse ai e don më shumë punën e tij se sa kohën që kaloni bashkë, atëherë nuk do t’ju bëjë të lumtur.

4.Meshkujt që nuk e kanë haruar ish të dashurën

Mos mendoni për lidhje, e jo më për martesë me meshkuj të këtillë. Ata vazhdimisht janë të obsesionuar pas ish të dashurës dhe lidhjen me ju e krahasojnë me atë të kaluarën.

Kjo do të shkaktojë probleme në lidhjen e cila sigurisht nuk do të ketë një perspektivë të mirë, të paktën deri sa ai nuk ka vendosur të largohet nga e kaluara dhe të fokusohet në të ardhmen.

5.Meshkujt të cilët nuk duan të lidhen

Nëse jeni në lidhje me një mashkull i cili ikën nga lidhjet, sigurisht që ai nuk do të dojë të martohet me ju. Ai kënaqet duke dalë me ju në darka dhe të shoqërohet me ju, por nëse i zini në gojë martesën, ai me siguri do të ikë që në atë sekondë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button