Vazhdon presioni qytetar kundër Qeverisë rumune

Mbi 50,000 qytetarë në Bukuresht të Rumanisë vazhduan presionin kundër qeverisë, mbrëmjen e së dielës, duke i quajtur udhëheqësit e vendit “hajdutë” dhe duke thirrur “poshtë korrupsioni”, tranmseton REL.

Rumunët, për të 13-tën natë me radhë, protestuan kundër Qeverisë social-demokrate, të udhëhequr nga Sorin Grindeanu.

Fillimisht, ata kanë nisur të protestojnë kundër një dekreti të qeverisë, i cili, sipas kritikëve, do të dobësonte ligjet anti-korrupsion dhe do t’iu shkonte përshtati aleatëve të qeverisë.

Qeveria shfuqizoi dekretin më 5 shkurt, por shumë protestues kanë mbetur në rrugë, duke kërkuar dorëheqjen e Grindeanut, i cili ka marrë postin vetëm një muaj më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button