“NAÇËRTANIJA” dhe surprizat që po përgatit akademia e Maqedonisë

Shënimi i 50 vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve (ASHAM) do të shoqërohet me surpriza, shkruan gazeta KOHA. Botimi i një sërë materialesh, studimesh, projektesh, e të tjera do të jenë në fokus të punës së këtij viti. Takimet e para kanë nisur brenda institucionit dhe për dy ditë me radhë akademikëve dhe departamenteve përkatëse iu është prezantuar forma e shënimit të 50 vjetorit dhe detyrat që duhet të realizohen. Më i rëndësishëm konsiderohet teksti i cili do të konturojë jo vetëm pozitën aktuale të Maqedonisë, por edhe modelin sesi duhet të jetë.

Akademik Mitko Maxhunkov shkon më tej, duke e quajtur këtë dokument, si për t’u kuptuar më mirë  – “naçërtanije”. Nocioni i përdorur prej tij, edhe pse nuk jep asnjë lloj shpjegimi, por që ndoshta lidhet me afërsinë e tij me gjuhën dhe kulturën serbe për aq vite që punoi si anëtar i Akademisë së Serbisë, asocon me projektin famëkeq serb, dhe kishte si qëllim fuqizimin e kombit serb dhe asimilimin e të tjerëve. Nga Akademia nuk japin ndonjë lloj shpjegimi, përveç deklaratave të bëra në media nga disa akademikë, ku më i zëshmi këto ditë është Maxhunkov.

Alajdin Abazi është ndër akademikët i vetëm shqiptarë që ka qenë prezent në këtë takim. Ai thotë që për momentin nuk ka asgjë konkrete, por të gjithë sektorët kanë marrë detyra përkatëse.

Mësohet se kanë munguar Luan Starova, ndërsa Abdylmenaf Bexheti ndodhet jashtë vendit.

“Naçertanija”quhej projekti serbomadh i hartuar nga Ilija Grashanin në mesin e viteve 1800 e që u realizua në fillimet e shekullit të njëzetë. Projekti u vazhdua vite më vonë dhe mban firmën e Vaso Çubrilovit, dhe kishte të bënte me dëbimin e shqiptarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button