Kroacia ka shfrytëzuar 97 për qind nga mjetet e instrumentit Shengen

Qeveria kroate shprehi kënaqësinë nga vëllimi i mjeteve që Kroacia i ka shfrytëzuar në 3,5 vitet e fundit nga instrumenti Shengen, njoftoi Hina.

Sipas kryeministrit kroat Andrej Plenkoviq nga 120 milionë eurot e disponueshme dedikuar për përmbushjen e kritereve për anëtarësimin e Kroacisë në zonën e Shengenit, vendi deri tani ka shfrytëzuar 97,33 për qind.

Duke theksuar se anëtarësimi në zonën e Shengenit mbetet qëllim strategjik i Kroacisë, Plenkoviq theksoi se para përfundimit të afatit të fundit për shfrytëzimin e mjeteve, vendi ka arritur të shfrytëzojë 116,79 milionë euro për realizimin e projektit dedikuar për përmbushjen e kritereve për pranim në zonën e qarkullimit të lirë të BE-së.

“Më të mirë nga Kroacia në shfrytëzimin e këtyre mjeteve ishin vetëm Sllovakia, Letonia dhe Lituania”, theksoi Plenkoviq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button