Zaev- Shçerbak: LSDM punon në sigurimin e shumicës për formimin e qeverisë stabile

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot është takuar me ambasadorin e federatës ruse në Maqedoni, Oleg Shçerbak, me të cilin ka biseduar për nevojën e zgjidhjes së shpejtë të krizës politike që Maqedonia sa më shpejtë të bëhet me Qeveri.

“LSDM punon në sigurimin e shumicës për formimin e qeverisë stabile, e cila do të punoj në të gjitha proceset e nevojshme reformuese që të siguroj ardhmëri të mirë për qytetarët dhe Maqedoninë” tha Zaev.

Zaev ka theksuar se LSDM është përcaktuar drejt zgjidhjes së të gjitha çështjeve me interes për qytetarët përmes respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve, përkundër siç thonë, praktikës së deritashme të Gjorgje Ivanovit dhe pushtetit në largim, për shkak të cilëve vendi është bërë regjim hibrid”.

“Proceset demokratike në Maqedoni kanë filluar. Ato i mbështetën 612.000 qytetarë nga të gjitha komunitetet etnike, të cilët zgjodhën konceptin e bashkimit dhe zgjodhën që Maqedonia të jetë një shoqëri për të gjithë. Vetëm koncepti i qytetarëve të barabartë, drejtësisë, jetës më cilësore për të gjithë garanton bashkim dhe ardhmëri më të mirë për Maqedoninë”, ka thënë më tej Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button