Një familje strugane sulmohet në shtëpinë e tyre

Personi M.A., bashkëshorti i saj E.A. dhe vjerra e saj Z.A. fizikisht janë sulmuar mbrëmë në shtëpinë e tre në Strugë, nga F.N. dhe rreth dhjetëra persona të tjerë të panjohur.

Siç kumton MPB-ja, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22 në rr.”Cërn Drim”.

“Derisa M.A., E.A., Z.A. dhe katër fëmijët e saj kanë shikuar televizion, kanë dëgjuar se dikush po troket në derë. M.A. ka shkuar ta hapë derën ku ka qëndruar F.N. me personat e panjohur, të cilët në duar kanë pasur thika, shufra metalike dhe sende të tjera. Në atë moment F.N. pa rast dhe arsye e ka goditur M.A. me shuplakë dhe grusht në kokë dhe trup, ndërsa pastaj së bashku me personat e tjerë kanë hyrë brenda ku i kanë sulmuar Z.A. dhe E.A. Pas një kohe të shkurtër të gjithë pjesëmarrësit kanë vazhduar të rrihen në oborrin para shtëpisë, ku F.N. me shufër metalike e ka goditur E.A. në kokë, i cili ka humbur vetëdijen”, thuhet në kumtesë.

Një pjesë e pjesëmarrësve janë dërguar në Qendrën mjekësore, ku u janë konstatuar lëndime trupore.

Po ndërmerre masa për pastrim të tërësishëm të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button