Shtetasja e Maqedonisë arrestohet për prostitucion

Policia e Tiranës në bashkëpunim me SH.Ç.B.A dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka finalizuar Operacionin “Free Taxi” , në drejtim të goditjes së “Shfrytëzimit të femrave për prostitucion”.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj njoftoi me anë të një konference për shtyp shkatërrimin e një bande që shfrytëzonte vajzat për prostitucion.

Sipas Hodajt, janë arrestuar 11 persona pas një hetimi 5-mujor. “Në arrestimet e bëra në disa prej ambienteve, janë konstatuar edhe lëndë narkotike”, tha Hodaj

Në mesin e të arrestuarve është edhe një shtetase e Maqedonisë nga Dibra.

F.A. , 37 vjeçe, lindur në Dibër, me shtetësi Maqedonase dhe banuese në Tiranë është arrestuar për veprën penale të “shfrytëzimit të Prostitucionit”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button