Anulohen fluturimet për shkak të mjegullës

Mjegulla në fushëgropën e Shkupit e vështirësoi zhvillimin e komunikacionit ajror si dhe të komunikacionit rrugor.

Në aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup nuk janë realizuar fluturimet prej Stambollit dhe drejt Stambollit, si dhe nisjet për në Zagreb dhe Barcelonë, tregojnë të dhënat e ueb faqes së koncesionarit të aeroportit TAV Maqedoni.

Sipas Lidhjes Automote të Maqedonisë, mjegulla me dukshmëri prej 50 deri në 100 metra ka në akset rrugore Tetovë, Shkup dhe Katllanovë.

Komunikacioni në rrugë zhvillohet në kushte dimri nëpër rrugë të lagështa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button