Tetovë, protestë masive kundër EVN-së (VIDEO)

Qindra banorë të Tetovës dhe rrethinës, dje kanë protestuar para degës së EVN-së në Tetovë kundër çmimeve të larta, heqjen e 33 përqindëshit, kthimin e faturave në dy gjuhë, si dhe de-monopolizimin e shpërndarjes së energjisë elektrike nga vetëm një operator, njofton Alsat M.

“Ne kemi këtu fakte, EVN neve po na vjedh po na merr haraç. Ne kemi pesë kërkesa, e para është që faturat t`na vijnë në gjuhën shqipe, e dyta, të hiqet 33 përqindëshi, e treta pse të paguajmë 520 euro për një orë kur jemi shfrytëzues të EVN-së dhe paguajmë rrymën dhe paushallin ta heqin”.

Banorët po ashtu janë ankuar se energjia elektrike që paguajnë nuk rezulton 220 volt por e njëjta është më e dobët gjë kjo që ndikon në harxhimet më të mëdha të energjisë.

Protesta ka përfunduar e qetë dhe pa incidente, ndërkohë që protestuesit kanë paralajmëruar protestën e radhës, për të premten e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button