Informatë e mbështjellë me letër laramane shkëlqyese

 [Recension: Deputetë të VMRO-DPMNE-së e lusin Zaevin të bëjë qeveri!]

Integriteti i gazetarit është gjëja më e shenjtë që duhet ta ruajë dhe ta kultivojë profesionisti mediatik. Në këtë kuptim, që ta ruajë atë, nevojiten vetëm disa rregulla, praktikimi i të cilave nuk do të lejojë që gazetari i përgjegjshëm ta rrezikojë nderin profesional.

Sprova ka shumë.

Njëra nga rregullat më të rëndësishme është autenticiteti dhe vërtetësia e burimeve të cilave u referohet autori i përmbajtjeve mediatike. Në qoftë se dikush bën kompromis rreth këtij parimi, e sjell veten e tij në situatë që seriozisht të dëmtohet autoriteti i tij. Ka një thënie në botën e gazetarisë, e cila thotë: “Nëse nëna të thotë se të don, verifikoje!”. Ky ilustrim “ekstrem” dëshiron të na tregojë se profesionistët mediatikë gjithmonë duhet të jenë skeptikë kur dikush u servon informata të mbështjellura me letër laramane shkëlqyese.

02032017-Istok-ZaevLinku deri te artikulli origjinal: Deputetë të VMRO-DPMNE-së e lusin Zaevin të bëjë qeveri!

Data dhe koha e publikimit: 30.01.2017

Data e recensionit: 03.02.2017

Recensues: Zoran Bojarovski

“INFORMATË – SHEQERKË”

Gazetarëve gjithmonë u vijnë “informata-sheqerka” të mbështjella me ambalazh shkëlqyes. Rregulli është se ato nuk bën të gëlltiten menjëherë, e aq më pak t’i ofrohen publikut. Për shkak se në atë rast edhe gazetari merr pjesë në shpërndarjen e informatave të rrejshme.

“Deputetë të VMRO-DPMNE-së e lusin Zaevin të bëjë qeveri!” është një sheqerkë e tillë. Ajo që është dashur të bëhet para se t’u ofrohet lexuesve, është të verifikohet burimi. Besueshmëria e tij. Në rastin e tekstit gazetaresk që e recensojmë, formulimi “Në publik, i cili është i njoftuar me shkresën…”, si identifikim i burimit, aspak nuk është i mjaftueshëm. E as, argumentim përkatës për besueshmërinë e burimit, e me këtë edhe të qëllimit kryesor të këtij teksti, se ka shkresë deri te lideri i LSDM-së, ku një grup deputetësh të VMRO-DPMNE-së kërkojnë prej tij të formojë qeveri dhe se, si deputetë, ia ofrojnë mbështetjen e plotë.

Për këtë informatë “të ëmbël” nuk ka asnjë element që do ta vërtetonte autenticitetin e saj. Rekomandimet për gazetarët thonë se kur transmetojnë ndonjë informatë nga ndonjë burim anonim, insistojmë ta përcaktojmë sa më afër burimin e informatave.

Përcaktimi i gabuar i burimit ose trillimi i burimit që të prezantohen informata të pasakta, jo të plota, dhe të paverifikuara konsiderohet shkelje e rëndë i standardeve të gazetaris (Doracaku për etikë në gazetari).

Gazetari gjithmonë duhet të jetë kritik ndaj burimit dhe t’i verifikojë informatat që i janë dhënë. Kjo duhet të jetë e dukshme në tekstin e publikuar gazetaresk. Kur përdoren burime anonime ose kur gazetarit i ofrohen informata ekskluzive, duhet të analizohen me kujdes motivet e dorëzuesit të informatave, veçanërisht kur bëhet fjalë për tema nga politika.

Nëse nuk bëhet kjo, atëherë edhe gazetari, ndoshta pa e ditur, bëhet bashkëpjesëmarrës në plasimin e këtyre informatave dhe ndeshet me nenin 14 të Kodit të gazetarëve, i cili insiston se raportimi për proceset politike, veçanërisht zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar, me distancë të detyrueshme profesionale prej subjekteve politike.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button