Njerëzit fantomë, të padukshëm për shtetin

Në Maqedoni ka rreth 3.000 fantomë ose njerëz pa identitet. Ata nuk kanë të drejtën e sigurimit shëndetësor dhe të punës, nuk mund të votojnë, as të largohen nga vendi. Thjesht, janë të padukshëm për sistemin dhe për shtetin, thuhet në storjen e realizuar nga SCOOP.mk.

Përmes tregimit jetësor të familjes Sulejman nga Shuto-Orizarja, jua transmetojmë golgotën nëpër të cilën kalojnë këto familje dhe moskujdesin e shtetit për këta njerëz. Problemi i këtyre fantomëve, në vend që të zgjidhet në mënyrë sistemore, për çdo vit shënon numra të rinj, gjithnjë e më shumë duke u rritur.

Storjet gazetareske realizohen në kuadër të projektit “Raportim për shoqërinë civile dhe ndikimi i saj mbi ndryshimet në shoqëri”, që zbatohet nga IMM dhe SCOOP, me përkrahje nga programi CIVICA Mobilitas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button