Statusi në Facebook nuk është lajm

 [Recension: TI JE NJË EGO MANIAK: Gjithnjë e më e zëshme pakënaqësia e anëtarëve të vjetër të LSDM-së nga politikat e Zaevit]

Теksti që e recensojmë është i motivuar politikisht dhe ka për qëllim ta diskreditojë partinë më të madhe opozitare në vend, duke thënë se anëtarët e vjetër partiakë, gjoja, paskan qenë shumë të pakënaqur me politikat e saj.

ТИ СИ ЕГО МАНИЈАК Се погласно незадоволството на старите членови на СДСМ од политиките на Заев zurnal.netLinku deri te artikulli origjinalTI JE NJË EGO MANIAK: Gjithnjë e më e zëshme pakënaqësia e anëtarëve të vjetër të LSDM-së nga politikat e Zaevit

Data dhe koha e publikimit: 26.01.2017

Data e recensionit: 01.02.2017

Recensuese: Аna Anastasovska

VETËSHËRBIM NGA “FACEBOOK”-u

Problemi në këtë artikull është se i përgjithëson gjërat, ndërsa baza e tij, në fakt, është statusi në Facebook i një personi.

“Nuk ndalet pakënaqësia e anëtarëve dhe simpatizuesve të LSDM-së për politikat që i udhëheq lideri i tyre Zoran Zaev. Kolumnisti opozitar Ivor Mickovski nëpërmjet rrjetit social Facebook e porosit Zaevin që t’u japë fund truqeve të thjeshta dhe aktrimit, duke e quajtur ego maniak”.

Nëse dikush ka shkruar diçka në rrjetin social “Facebook”, nuk do të thotë se kjo është lajm. Poashtu, qëndrimi i një personi nuk mund të përgjithësohet si qëndrim i më tepër njerëzve. Ky është veprim joprofesional gazetaresk.

Në mediet e Maqedonisë kjo praktikë ka filluar të zbatohet shumë shpesh. Merret statusi në Facebook dhe plasohet si lajm, pa e trajtuar më tutje atë që është shkruar.

Në këtë rast, së pari duhet të kërkohet leje nga Mickovski për publikimin e qëndrimit të tij dhe, e dyta, është dashur të pyetet prej nga del ky mendim i tij, gjegjësisht, në vend që të bëhet “copy-paste” e postimit në Facebook, është dashur të merret deklaratë prej tij.

Gazetaria është pikërisht kjo – të transmetohet një lajm dhe ai të mbështetet me deklarata dhe me informata. Nëse qëllimi ka qenë që të shkruhet për pakënaqësinë e më tepër anëtarëve të vjetër të LSDM-së, atëherë këta anëtarë “të vjetër” është dashur të kërkohen dhe të merren deklarata prej tyre.

Se statusi i Mickovskit është keqpërdorë dhe është vënë në kontekst të propagandës politike, flet edhe reagimi i tij, poashtu nëpërmjet “Facebook”-ut. Mirëpo, gjithsesi, qëndrimi i tij nuk është përcjellë në tekst.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button