Kalimi Kufitar Evzoni i mbyllur për qarkullim

Komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimri, nëpër rrugë të lagështa. Borë e lehtë bie në Kodrën e Diellit. Dukshmëri e zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës prej 50 deri në 100 metra ka në aksin rrugor Shkup-Tetovë dhe Tetovë-Gostivar dhe prej 100 deri në 150 metra në akset rrugore rreth Manastirit dhe Prilepit.

LAMM njofton se për shkak të grevës së bujqve grekë vendkalimi kufitar Evzoni edhe sot do të jetë i mbyllur për qarkullim në të dy drejtimet.

Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje më të mëdha për hyre dhe dalje nga vendi.

Mjegulla në Luginën e Shkupit tani për tani nuk ndikon në zhvillimin e qarkullimit ajror. Sipas ueb faqes së aeroportit të Shkupit “Aleksandri i Madh” sot në mëngjes janë realizuar të gjitha fluturimet dhe aterrimet e paralajmëruara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button