Xhesika Polo tregon të vërtetën që fshihet pas “injeksioneve” në buzë

Një foto ngacmuese e pak ditëve më parë u bë lajmi i ditës për mediat rozë dhe portalet. “Xhesika Polo” pranon ndërhyrjen në buzë” ishte njëri prej titujve që qarkulluan me shpejtësi në rrjetet sociale. Por këngëtarja, në të vërtetë, postoi një foto në Instagramin e saj për t’iu drejtuar të gjithë atyre personazheve që i fshihen së vërtetës së tyre të dukshme. Fotoja e buzëve të Xhesit, së bashku me disa gjilpëra dhe me shënimin “Fillerssss”, në fakt ishte me humor pikërisht për qëllimin e sipërpërmendur.

Pas lajmin se “ka bërë ndërhyrje në buzë”, Xhesika ka postuar jë status në Facebook për të sqaruar të gjithë publikun se fotoja kishte qëllim krejt tjetër: “Një mesazh për të gjithë që mos t’i fshihen vetes së tyre nga frika e paragjykimeve! Fotoja ishte për humor, se pyetja që më bëjnë të gjithë është ku i ke bërë buzët. Buzët i kam bërë në një klinikë që quhet klinika gjenetike, I got them from my MAMA. Nuk kam bërë asnjë ndërhyrje kirurgjikale…”

Pas kësaj, Xhesi ka postuar edhe një foto kur ishte vetëm 12 vjeҫ duke shpjeguar se qysh në atë kohë buzët i kishte njëlloj sic ci ka sot: “Kjo është një foto e imja rreth moshës 12 vjeç, me buzë të fryra në ekstrem. Gjithë jetës këto buzë kam pasur. E vetmja gjë që i është shtuar me kalimin e viteve është buzëkuqi.”

E pyetur nga gazeta “Panorama” për këtë “debat” që krijoi virtualisht dhe ҫ’mendim ka për ndërhyrjet, ajo tregon: “Nuk gjykoj askënd, për aq kohë sa u dhurojnë lumturi njerëzve që i bëjnë, apo vetëbesim, jam dakord. Sa për vete, jam shumë rehat dhe nuk e kam në plan. S’e di në një të ardhme, por tani që flasim nuk kam ndërmend. Kur ta bëj, do hedh foto, realisht, pasi nuk duhet të kemi frikë t’i pranojmë, për aq kohë sa jemi të lumtur. Fundja, ato janë ndërhyrje që dallohen. Pyetjes se çfarë do të donte të ndryshonte, ajo përgjigjet: Për aq kohë sa nuk kam ndryshuar asgjë, përjashto flokët, nuk dua të ndryshoj asgjë. Sa për buzët, ato i kam pasur kështu që kur isha 12 vjeçe”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button