Turnbull: Ndalimi i Trump-it nuk do të zbatohet për australianët

Kryeministri i Australisë, Malcolm Turnbull ka deklaruar se ndalimi i presidentit amerikan, Donald Trump për hyrjen e emigrantëve nga disa vende nuk vlen për australianët me shtetësi të dyfishtë, raporton Anadolu Agency (AA).

Turnbull në Canberra ka thënë se australianët nuk do të përfshihen nga ndalimi dhe ka përsëritur se nuk do të komentojë rreth vendimit të Trump-it.

“Ajo që është e rëndësishme për mua, si kryeministër i Australisë, është që t’u shërbejë australianëve”, tha Turnbull.

Sipas tij, nga Shtëpia e Bardhë kanë marrë miratimin se ata që kanë pasaportë australiane, pa probleme mund të udhëtojnë në SHBA.

“Ndalimi nuk do të zbatohet për australianët, pavarësisht nëse ata janë shtetas të një vendi tjetër apo në cilin vend janë lindur”, ka theksuar Turnbull.

Turnbull të hënën nuk pranoi të komentojë mbi dekretin e presidentit amerikan, për çka hasi në kritika të shumta, duke përfshirë edhe anëtarin e Partisë opozitare të Punës Australiane (ALP) Mark Dreyfus të cilët dënuan këtë qasje të kryeministrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button