Lutfiu: Grante për promovimin e multikulturalizmit, integrimit ndëretnik dhe tolerancës në arsim

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Pishtar Lutfiu, paradite mbajti konferencë për shtyp dhe njoftoi opinionin për shpërndarjen e mjeteve për realizimin e aktiviteteve të cilat kanë të bëjnë me multikulturalizmin, integrimin ndëretnik dhe tolerancën nëpër shkolla.

Lutfiu në këtë konferencë për shtyp tha se këto aktivitete mund të parashihen si pjesë e aktiviteteve jashtëshkollore ose si pjesë e mësimit të rregullt.

“Me qëllim për të forcuar dhe për të mbështetur aktivitetet që kontribuojnë në zhvillimin dhe promovimin e multikulturalizmit, integrimit ndëretnik dhe tolerancës në arsim, ne kemi bërë ndryshime në Ligjin për arsim fillor dhe Ligjin për arsim të mesëm që të gjitha shkollat të janë të pajisura me programe kreative në fushën e arsimit të procesit arsimor, që të aplikojnë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe për të fituar fonde për zbatimin e tyre deri në tridhjetë mijë denarë”, theksoi ministri Lutfiu.

Në kontekst cilësor, nga programet pritet që aktivitetet e planifikuara ta kenë për qëllim ndërveprimin e grupeve etnike/gjuhësore, grupe të përziera të pjesëmarrësve në grupe të balancuara të pjesëmarrësve sipas etnicitetit, gjinisë dhe moshës.

Në interaksion, nxënësit nga një gjuhë mësimore/një grup etnik të kontaktojnë me nxënësit e gjuhës tjetër mësimore/grupin tjetër etnik, duke trajtuar në mënyrë të barabartë pjesëmarrësit, për të arritur qëllimet konkrete – të përbashkëta (produkte të prekshme/ të dukshme) me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve etnike të përfaqësuara.

“Komisioni për ndarjen e mjeteve në arsimin fillor dhe Komisioni për ndarjen e mjeteve për arsimin e mesëm kanë bërë vlerësimin e programeve të të gjitha shkollave të paraqitura që përmbushin kërkesat e Thirrjes publike”, shtoi Lutfiu.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës më 17 nëntor vitin e kaluar shpalli Thirrje publike për ndarjen e këtyre mjeteve për organizimin e aktiviteteve për gjithsej 60 programe për arsimin fillor dhe gjithsej 20 programe për arsimin e mesëm.

Komisionet kanë miratuar gjithsej 49 programe nga shkollat fillore dhe 14 programe nga shkollat e arsimit të mesëm. Programet e miratuara do të publikohen sot në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button