“Eco Guerilla”: Tetova pa “Jugohromin”, në vendin e dhjetë në Maqedoni

Edhe gjatë muajit Janar të vitit 2017 Tetova ka qenë një nga vendet më pak të ndotura në Maqedoni krahasuar me periudhën kur ka punuar “Jugohromi” dhe kur Tetova ka qenë në vendin e parë në Maqedoni por dhe në listën e vendeve më të ndotura në Botë, informojnë nga organizata qytetare “Eco Guerilla”, transmeton Portalb.

“Analizat e publikuara së fundmi nga Instituti i Shëndetit Publik treguan se ndotja e ajrit shkakton numër të lartë të viktimave, por dhe sikur një jetë të shuhej nga pasojat e ndotjes, kjo është e papranueshme për ne”, thuhet në kumtesën e “Eco Guerillas”.

Mesatarja e grimcave PM10 në muajin Janar të vitit 2017 ka qenë si vijon:

  1. Gazi Babë 199.7
  2. Lisiçe 199.4
  3. Shkup Rektorat 190
  4. Manastir 166
  5. Karposh 164.7
  6. Shkup Qendër 155.7
  7. Miladinovc 149.7
  8. Kumanovë 144.2
  9. Kërçovë 114.8
  10. Tetovë 112.7
  11. Kavadari 107.7
  12. Koçan:71.1

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button