Tetovë: Lëndohet rëndë një 23 vjeçar gjatë skijimit

23 vjeçari D.O nga Shipkovica e Tetovës, është lënduar gjatë skijimit në Kodrën e Diellit, transmeton Portalb.

“Duke kaluar nga njëri shteg në tjetrin ka humbur kontrollin dhe është përplasur në një rrethore nga plastiku në afërsi të teleferikut që nuk punon, dhe ka përfunduar në kabllot e çelikta të teleferikut”, njofton SPB- Tetovë.

Djaloshi i lënduar është dërguar në spitalin e qytetit dhe me urgjencë është transportuar në klinikën e Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button