OKB: Nëse ndalojmë udhëtimet turistike fiton terrorizmi

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit pranë Kombeve të Bashkuara, Taleb Rifai, ka apeluar për të gjithë njerëzit që të vazhdojnë të udhëtojnë në cilësi të turistëve parvarësisht kërcënimeve nga sulmet terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë një prononcimi për gazetarët në Stamboll, gjatë vizitës që ja bëri Këshillit Turkic (Turkic-shtetet ku flitet turqisht), Rifai tha se “Nëse ndalojmë udhëtimet atëherë terrorizmi do të fitojë. Patjetër të vazhdojmë udhëtimet dhe ti mbajmë kufijtë e hapur.”

Ai tha se rritja e sulmeve terroriste gjatë viteve të fundit ka prekur negativisht turizmin global dhe shtoi se asnjë vend në botë nuk është 100 për qind i sigurt kundër terrorizmit.

Ambasadori i Këshillit Turkic, Ramil Hasanov nga ana e tij tha se “turizmi paraqet një mundësi për miqësimin e njerëzve dhe këmbimin e vlerave.”

Hasanov shprehu bindjen se njerëzit do të vazhdojnë të udhëtojnë pavarësisht kërcënimeve terroriste.

Organizata e OKB-së për Turizëm Botëror (UNWTO) është përgjegjëse për promovimin e turizmit, si dhe për turizëm të qëndrueshëm dhe me qasje universale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button