Kupa e Mbretit, Barcelona do të përballet me Atletico Madrid

Në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit në Spanjë, Barcelona do të përballet me Atletico Madrid, raporton Anadolu Agency (AA).

Sot në Federatën e Futbollit të Spanjës është hedhur shorti për gjysmë finalen e Kupës së Mbretit, ku Atletico Madrid do të përballet me Bacelonën, ndërsa Celta Vigo me Alaves.

Ndeshjet e para të gjysmëfinales do të luhen më 1-2 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit më 8-9 shkurt. Ndeshja e parë mes Barcelonës e cila është kampioni i fundit dhe me 28 e ka fituar më së shumti dhe Atletico Madrid 10 herë do të luhet në Madrid.

Futbollisti turk Arda Turan i cili në sezonin 2012-2013 me fanellën e Atletico Madrid-it kishte fituar Kupën e Mbretit kundër Real Madrid-it në finale, këtë herë do të luaj me fanellën e Barcelonës kundër ish-ekipit të tij.

Nga ana tjetër Alaves e cila në historinë e saj për herë të 5-të do të luaj në gjysmëfinale, do të përballet me Celta Vigo, që në çerekfinale fitoi ndaj Real Madrid-it dhe në historinë e saj 4 herë ka luajtur finale, por asnjë herë nuk e ka fituar këtë kupë. Ndeshja e finales do të zhvillohet më 27 maj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button