Ndryshimi që kanë pritur përdoruesit e Iphone, sapo u bë

Ditët kur përdoruesit e Iphone duhet të presin për internet për të komunikuar në WhatsApp, duket se ka përfunduar. Ata do të kenë mundësi tani që të çojnë mesazhe në aplikacionin WhatsApp, ndërkohë që nuk kanë akses në internet, pra edhe kur janë offline, shkruan Bordo.al.

Mesazhi do të ruhet dhe menjëherë sapo të vijë sinjali ai do të dërgohet vetë. Ndërkohë këtë aplikacion, përdoruesit e telefonave android e kanë patur gjithmonë. Përdoruesit e iphone duhet të instalojnë versionin e fundit të WhatsApp për të patur këtë mundësi.

Aplikacioni WhatsApp ka bërë së fundmi një ndryshim, përsa i përket dërgimit të fotove. Nëse më parë ai të lejonte te çoje vetëm 10 foto njëherësh, tani ju mund t’i dërgoni dikujt deri në 30 foto përnjëherësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button