17 “bomba” të Zaevit, janë fshirë nga “Youtube”

17 “bomba” deri më tani janë fshirë nga kanali zyrtar i LSDM-së në “Youtube”, ndërkaq pjesa më e madhe e tyre, sipas LSDM-së, janë përgjimet ku dëgjohet duke folur edhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, njofton Portalb.

Në “bombat” e fshira shkruan se një ndërmarrje e panjohur “OMD Network” ka kërkuar të drejta autoriale dhe për shkak saj përmbajtja është larguar.

Nga kanali i LSDM-së, janë të fshira “bombat” për vdekjen e Nikolla Mlladenovit, biseda e ish shefit të Policisë Sekrete Sasho Mijallkov ku mësohet se ai është pronar i kompanisë për sigurim “SGS”, biseda mes Gruevskit dhe Ali Ahmetit, në lidhje me të se si merren vesh për ligjin për “branitellat”, për të cilën më vonë “Wikileaks” publikoi dokument, janë fshirë “bombat” për tokat në lagjen Vodno, krimin zgjedhor, përgjimin e gazetarëve dhe shumë të tjera.

Nga LSDM thonë se nuk janë të njoftuar me rastin e largimit të përgjimeve.

“Supozimi ynë është se paraqitja e tillë për fshirje të “bombave”, do me thënë që dikujt i pengojnë ato, e ai dikush është VMRO-DPMNE. Megjithatë, Nikolla Gruevski, nuk mundet që të ikë nga e vërteta, sa të dojë le t’i fshijë “bombat” në kanalin e “Youtube-s”, tha zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button