Keqpërdorim klasik i termit “burime anonime”

[Recension: Ja pse Atanas Kirovski e vëndoi Telmën në tabakë për LSDM-në dhe Zaevin]

Teksti që e recensojmë i ngjan çdo gjëje, vetëm artikullit gazetaresk jo. Ai është tendencioz, përplot me komente dhe ka për qëllim ta sulmojë një medie tjetër dhe kryeredaktorin e saj, dhe gjatë kësaj udhëhiqet nga motivet politike.

Еве зошто Атанас Кировски ја стави Телма на послужавник на СДСМ и Заев zurnal.netLinku deri te artikulli origjinal: Ja pse Atanas Kirovski e vëndoi Telmën në tabakë për LSDM-në dhe Zaevin 

Data dhe koha e publikimit: 18.01.2017

Data e recensionit: 23.01.2017

Recensuese: Аna Anastasovska

MUHABETE ÇARSHIE

Në artikull sulmohet kryeredaktori i televizionit “Telma”, Atanas Kirovski, se, gjoja, punonka për interesat e LSDM-së dhe se televizionin në tërësi e ka vënë në dispozicion të udhëheqësisë së kësaj partie.

Me këtë rast, pohimet e këtilla mbështeten me muhabete çarshie dhe me lloj-lloj spekulimesh, që është në kundërshtim me standardet gazetareske.

“Në muhabetet e Shkupit shpeshherë tregohet serviliteti i Kirovskit ndaj LSDM-së, si dhe entuziazmi i tij i dukshëm në momentet kur i paraqitet njeriu i parë i Qendrës për komunikim me publikun të LSDM-së dhe gazetari  i mëparshëm, Robert Popovski”.

Ky është shembull i vërtetë për atë se si publikut i plasohen spekulime në formë të lajmeve dhe si lexuesit binden në saktësinë e tyre, duke e keqpërdorur termin “burime anonime”. Gazetaria lejon që burimi i informatës të jetë i mbrojtur dhe anonim, mirëpo kur lajmi nuk është i vërtetë dhe nuk është verifikuar nga më shumë palë dhe burime, atëherë dështon. Nuk mjafton të thuhet se  “në muhabetet e Shkupit shpeshherë tregohet…”. Ajo që flitet në çarshi duhet të verifikohet para se të publikohet.

“Kirovski paska qenë më i entuziazmuar kur, siç thotë ai, nga “qendra” vijnë vërejtje për mënyrën se si janë shpërndarë kronikat ose në qoftë se ndonjë temë me rëndësi për LSDM-në nuk është trajtuar në mënyrë adekuate”.

Mirëpo, nuk është e qartë se si ai paska qenë i entuziazmuar dhe çka ka bërë konkretisht Kirovski kur i janë paraqitur nga “qendra”? Nuk ka përgjigje në këto pyetje, ashtu siç nuk është tentuar të merret qëndrimi i Kirovskit, e as nga “qendra” e cila përmendet. Nuk ka deklarata as, për shembull, nga gazetarë të punësuar në televizion. Të kishte dëshmuar së paku dikush për atë që shkruhet.

“Njohësit e rrethanave komentojnë se prapa kësaj në fakt fshihet diciplinimi i gazetarëve të padëgjueshëm deri në fund”.

Kush janë ata “njohës të rrethanave”? Përsëri shumë pyetje, e asnjë përgjigje. Vetëm tregime për fëmijë të vegjël, të cilat duket sikur janë trilluar dhe janë plasuar si të vërteta.

I gjithë artikulli nuk ka asnjë pikë të përbashkët me një produkt gazetaresk të përgatitur në mënyrë profesionale dhe ka ide të qartë që të sulmohet dhe të diskreditohet kryeredaktori i televizionit “Telma”, e me këtë edhe vetë televizioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button