Deklarata shokuese e këngëtarit turk: Babai i vërtetë i Adele jam unë

Një këngëtar turk i muzikës folk ka shokuar me deklaratën e tij të fundit. Muzikanti nga qyteti turistik i Egjeut, Bodrum, pretendon se ai është babai i vërtetë i Adele. Mehmet Asar, 52-vjeç, ka thënë se ka pasur një romancë të shkurtër me mamanë e këngëtares së POP, Penny Adkins, gjatë kohës që kjo e fundi ka qenë për pushime në Bodrum, në qershor të vitit 1987. “Adele ka lindur në maj të vitit 1988”, ka thënë  ai për agjencinë e lajmeve “Dogan”. Asar ka shpjeguar se është takuar me Adkins në kohën kur punonte si taksist, ndërsa ka treguar se i ka ruajtur kontaktet me të për disa kohë, transmeton Revista “Class“.

“E dërgova Penny Adkins dhe miqtë e saj në një vizitë në gjirin e Bodrumit dhe Pamukkale, për dy javë. Ajo m’u paraqit si infermiere. E pëlqenim njëri-tjetrin dhe patëm një aferë dyjavore. Ajo e zgjati pushimin dhe u kthye në Angli vetëm pas një muaji. Më pas, ajo erdhi në Bodrum edhe dy herë të tjera dhe qëndroi nga një muaj,” ka thënë Asar. Këngëtari turk ka treguar më tej se mamaja e Adele ka dashur që ta merrte me vete në Angli. “Donte të më merrte, por i thashë se doja të qëndroja dhe jetoja në Bedrum… ajo u kthye në atdhe, pastaj. Folëm në telefon disa herë, por ishte edhe e vështirë edhe shtrenjtë të bisedoje në telefon në atë kohë. Në fund, ndaluam së foluri,” shtoi ai.

Mehmet Asar ka rrëfyer më tej se, “Data kur unë isha me nënën e saj dhe data e lindjes e Adele përputhen plotësisht”, teksa shton se talenti i Adele si këngëtare është gjenetike, pra i trashëguar nga gjenet e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button