Avokatët e Zaevit kanë marrë vendimin nga gjykata për ndërprerjen rastit “Puçi”

Ekipi i avokatëve të Zoran Zaev ka pranuar vendimin nga Gjykata Penale për ndërprerjen formale të lëndës “Puçi” pasi PSP mori vendim se heq dorë nga aktakuza.

Këtë sot konfirmoi kreu i LSDM-së, Zoran Zaev i cili tha se ditët në vijim edhe ai ta marrë vendimin e gjykatës.

Vendim për ndërprerjen e procedurës  duhet të merr edhe PSP, por prej atje tani për tani nuk ka informacion zyrtar se e kanë marrë dokumentit nga gjykata.

PSP hoqi dorë nga aktakuza për rastin “Puçi” më 18 janar.

Atëherë ata njoftuan se shkak për këtë hap është se “gjendja faktike e treguar në aktakuzë është në kundërshtim me provat me të cilat ata disponojnë” dhe me rezultatet e Prokurorisë në procedurat para- hetimore “Target” dhe “Fortesa”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button