Konferencë mbi verifikimin e fakteve dhe ndikimin e teknologjive mbi gazetarinë

Në fund të muajit janar, gjegjësisht më 31 janar do të organizohet konferenca e dymbëdhjetë ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk, e cila sivjet do ta trajtojë temën e “Verifikimit të fakteve dhe ndikimin e teknologjive të reja mbi gazetarinë”.

E organizuar në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediave në Maqedoni, komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve në media që implementohet nga Fondacioni Metamorfozis, konferenca do t’i tubojë përfaqësuesit e institucioneve dhe të organizatave që punojnë në zhvillimin e kësaj fushe, dhe do t’u mundësojë atyre që të rrjetëzohen dhe t’i këmbejnë përvojat gjatë përballjes me manipulimet mediatike me qëllim të rritjes së cilësisë dhe të llogaridhënies së produksionit mediatik, duke i promovuar standardet e gazetarisë dhe përfshirjen më të madhe qytetare.

Konferenca do të ofrojë platformë për ekspertët e vendit dhe ata ndërkombëtarë për ta trajtuar trendin shqetësues global të manipulimeve mediatike: propagandën populiste, lajmet e rrejshme, që burojnë nga mediat tradicionale dhe që përforcohen nëpërmjet mediave sociale; dhe do të ofrojë zgjidhje të mundshme.

Kjo ngjarje është e hapur për publikun dhe të gjithë të interesuarit do të duhet të konfirmojnë pjesëmarrje  nëpërmjet ueb-faqes zyrtare të konferencës www.e-society.mk.

Agjenda e konferencës gjendet në ueb-faqe. Informata plotësuese mund të merrni nëpërmjet e-mail-it ([email protected]) ose nëpërmjet telefonit: +3892 3109 325.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button