Universitetet e Europës më tërheqëse për studentët e Maqedonisë

Sipas të dhënave të Eurostatit, rreth 70% nga studentët maqedonas që kanë studiuar jashtë vendit në vitin 2014, kanë studiuar në Europë, transmeton Portalb.mk.

Numri më i madh i studentëve të huaj në Maqedoni kanë qenë nga Turqia (30,4%), Bullgaria(0,9%) dhe Greqia (0,6%). Nga ana tjetër studentët nga Maqedonia janë grupi i dytë në Slloveni (20,1%) dhe i treti në Bullgari (4,8%). Për Greqinë nuk ka të dhëna.

Gjithsejtë, rreth 1,48 milion të rinj në nivel të BE-së në vitin 2014 kanë studiuar jashtë vendit ku kanë kryer shkollën fillore dhe atë të mesme. Pjesa më e madhe e tyre kanë qenë në studime deridiplomike (45%) ose në studime post –diplomike (41%), ndërkaq rreth 9% kanë qenë në studime doktorature.

429 mijë studentë të huaj kanë studjuar në Britaninë e madhe, sikur në asnjë vend tjetër. E dyta radhitet Franca, ndërsa pas saj Gjermania.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button