VMRO-DPMNE i quan hipokrizi premtimet e LSDM-së për kampuset e studentëve

VMRO-DPMNE përmes një kumtese reagoi në paralajmërimin e LSDM-së për ndërtimin e një kampusi të studentëve në të cilën vlerëson se premtimet e tyre janë hipokrizi dhe nuk kanë kurrfarë kredibiliteti të flasin për avancimin e standardit të studentëve.

“Premtimet për ndërtimin e konvikteve të reja të studentëve në disa qytete janë më shumë se hipokrizi. Pikërisht LSDM ashpër kundërshtonte në formimin e universiteteve të reja, në mesin e të cilëve edhe Universitetin “Goce Dellçev” për nevojat e të cilëve tani premtojnë kapacitete akomodimi për studentët”, theksohet në reagimin.

VMRO-DPMNE thekson se në periudhën e kaluar janë realizuar projekte të shumta me të cilat është avancuar standardi i studentëve siç janë kapacitetet e reja të akomodimit në përbërje të konviktit “Stiv Naumov”, faza e dytë e rikonstruimi të konviktit “Goce Dellçev”, leximoret, bibliotekat dhe laboratoritë e reja, ndërsa me ndryshimet e reja ligjore parashikohet edhe ulja e participimit për 50 për qind për studentët nga familjet vetëushqyese dhe me një prindër, ndryshim në statusin e studentëve, bursave për studime postdiplomike dhe të doktoraturës.

LEXO: LSDM premton ndërtim të qytetit studentor në Shkup

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button